Është shpallur tenderi për pastrimin e lindanit toksik nga deponia e vogël në OHIS

Dje është shpallur tenderi ndërkombëtar për zgjedhjen e teknologjisë për mënjanimin e lindanit dhe izomerëve të tij nga fabrika OHIS në Shkup dhe pritet të jetë i hapur deri më 11 nëntor, informojnë nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë (SHEM), shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Tenderi është publikuar në ueb-faqen zyrtare të UNIDO-s në linkun vijues.

Nga SHEM theksojnë se Zyra e ndotësve organikë të pazbërthyeshëm (POPs) e ka kompletuar dokumentacionin për publikimin e tenderit ndërkombëtar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO), agjencia përgjegjëse për zbatimin e projektit “Heqja e barrierave teknike dhe ekonomike për fillimin e sanimit të vendeve të kontaminuara me α-HCH, β-HCH dhe lindan në OHIS “, për të përzgjedhur zgjidhjen/teknologjinë më të mirë për dekontaminimin e deponisë së vogël të mbeturinave HCH, që gjendet në oborrin e ish-fabrikës OHIS në Shkup.

Nga Zyra për ndotës organik të qëndrueshëm në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit fizik sqarojnë se pasi të vijnë ofertat, do të ngrihet një komision nga UNIDO, i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, për të zgjedhur ofertën më të mirë.
Më pas do të vijojnë aktivitetet për të filluar punën në terren, përkatësisht për sigurim të dokumentacionit të nevojshëm, sigurim të hapësirë dhe masa parandaluese për mbrojtjen e mjedisit dhe në fund të fillohet me pastrim.

Shoqata ekologjike e Maqedonisë (SHEM) është bartëse e aktiviteteve për ngritje të ndërgjegjes publike mbi ndikimin e lindanit në shëndetin e njeriut dhe gjendjen e mjedisit jetësor dhe procesin për heqjen e tij nga OHIS dhe menaxhim të duhur.

Pas përzgjedhjes së kompanisë tenderuese, nga Komisioni ndërkombëtar për zgjedhje, në SHEM theksojnë se ata do të vazhdojnë aktivitetet e tyre për të informuar publikun dhe popullatën lokale për mënyrën se si të largojnë mbeturinat HCH nga deponia e vogël në oborrin e ish fabrikës së OHIS duke organizuar më shumë ngjarje publike.

LEXO: Lindani kancerogjen prej OHIS-it për 50 vite metastazon, secila qeveri e injoron (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button