Bashkimi Evropian kalkulon, Maqedonia e Veriut në ankthin e pritjes

Vendimi i djeshëm i ministrave të jashtëm në Luksemburg që fatin eurointegrues të dy vendeve të Ballkanit, t’ia lënë krerëve të vendeve anëtare ka qenë i pritshëm por jo dhe i kënaqshëm për Maqedoninë e Veriut. Mbetet pak kohë për vendimin final në Samitin e Bashkimit Evropian më 17 dhe 18 tetor, i cili sipas njohësve të politikave evropiane, nuk mund të parashikohet deri në momentin e fundit, transmeton Portalb.mk.

Sipas Goran Llazarovit  nga OJQ Evrothink, tanimë as qeveria e as dikush tjetër nuk mund të marrë ndonjë masë që mund të ketë ndikim në marrjen e datës.

“Nuk besoj që dikush për momentin ka informacion të sigurt a do të hapen ose jo bisedimet, shohim që liderët e Francës dhe Gjermanisë janë direkt të kyçur në proces dhe bisedime për atë se çka do të ndodhë më tej, megjithatë për momentin as qeveria jonë dhe askush tjetër nuk mund të marrë ndonjë masë për të përshpejtuar tani marrjen e datës”, shprehen Llazarov për Portalb.mk.

Simonida Kacarska nga OJQ Instituti për Politika Evropiane thotë se një vendim i tillë është pritur por se mund ende të krijohet një zgjidhje që do të ekuilibronte atë që kërkojnë shtetet anëtare por dhe hapjen e rrugës që gjatë kohë e presim.

“Në një masë të madhe pritej dështimi i djeshëm për të marrë një vendim mbi rekomandimin e KE për të filluar negociatat. Vendimi i Këshillit Evropian për të filluar negociatat është gjithashtu i pasigurt, por unë ende mendoj se ne kemi një shans për të formuar një zgjidhje që do të ofronte ekuilibër midis vërejtjeve të shteteve anëtare, por edhe do të hapte rrugën për këtë hap që aq kohë e presim”, tha Kacarska.

Të zhgënjyer, nëse RMV-ja nuk merr datë

Njohësit e politikave evropiane theksojnë se do të ishte zhgënjyese jo vetëm për vendin tonë por edhe për vendet e rajonit nëse Maqedonia e Veriut nuk do të merr datë.

“Nëse nuk e marrim datën unë kam frikë se për fat të keq, meqë në dy-tre vitet e kaluara, kjo qeveri e LSDM që deri sot të gjitha reformat që i ka bërë ishin në drejtimin e hapjes së negociatave, do të humb kredibilitetin në publik për të udhëhequr punët që i kanë udhëhequr deri tani. Do fillojnë të përgatiten për zgjedhje të parakohshme, dhe kjo do të thotë që në periudhën e ardhshme do të shohim disa masa populiste, që kemi parë edhe në të kaluarën me qëllim që të kthehet më shpejtë besimi. Derisa nuk hapen bisedimet, dënohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm qeveria apo politikanët për reformat e pa realizuara”, tha Llazarov.

Edhe Kacarska thotë se në rast të mos marrjes së datës do të ketë pasoja negative për situatën politike në vend.

“Në qoftë se nuk merret një vendim i qartë për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare brenda një afati kohor të caktuar, kjo sigurisht do të shkaktojë jo vetëm zhgënjim, por edhe pasoja të vërteta negative për situatën politike të vendit dhe do të ketë përçarje”, thekson Kacarska.

Dje, Mbledhja ministrore e BE-së ka përfunduar pa vendim për dhënie ose jo të datës për nisjen e negociatave. Për këtë, do të vendosin liderët e BE-së në takimin që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor. Për epilogun e mbledhjes së djeshme, të revoltuar janë shprehur eurokomesari për Zgjerim në largim, Johanes Han dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button