Italia dhe Britania e Madhe e ratifikuan Protokollin e RMV-së për NATO, mbeten edhe pesë shtete

Italia dhe Britania e Madhe e kanë ratifikuar sot Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO, e çka numri i shteteve ratifikuese arrin në 24, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska

Mirënjohje për ratifikimin ka shprehur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në profilin e saj në Fejsbuk.

“Faleminderit Itali! Edhe një ratifikim i Protokollit për NATO”-n, ka shkruar Shekerinska në status.

Me Italinë dhe Britaninë e Madhe, numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin e RMV-së për NATO-n arrin në 24. Kanë mbetur edhe pesë shtete që ta ratifikojnë, dhe me këtë të hapet rruga e anëtarësimit të plotfuqishëm të RMV-së në NATO.

Megjithëse pritshmëritë ishin se, RMV-ja anëtare e plotfuqishme do të bëhet në Samitin e dhjetorit, kjo gjë është e pamundur, fillimisht për shkak të shkuarjes së Spanjës në zgjedhje, gjë e cila pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO. Krahas Spanjës, Protokollin nuk e ka miratuar edhe SHBA-ja dhe Islanda. Këtë javë për Protokollin duhet të prononcohet Parlamenti i Francës, ndërsa procesin duhet ta përfundojë edhe Holanda dhe Islanda. Sipas praktikës, deri tani Senati i SHBA-së zakonisht e ratifikon i fundit, por shkaku i situatës në Spanjë ende nuk dihet se kur do të caktohet seanca e Dhomës së Lartë të Kongresit.

Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button