Përse modeli me një njësi zgjedhore është ide e keqe (I)

Sistemi i mirë zgjedhor duhet të ketë aspektin e përfaqësimit, por edhe të mundësojë qeverisje efikase. Një njësi zgjedhore është modeli më reprezentativ zgjedhor, por edhe bindshëm më i dëmshmi për formimin e koalicionit të qëndrueshëm qeveritar. Ky model jo vetëm që me siguri nuk do ta kishtendaluardominimin e partive të „mëdha“, por do të kishte hapur disa probleme të reja.

Në një gjendje dëshpërimi të madh për një kohë të gjatë nga oferta politike në shtet, vëmendje gjithnjë e më të madhe merr propozimin për vendosje të një njësie zgjedhore. Ideja se shteti mund të demokratizohet përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor kuptohet se është atraktive: në qoftë se nuk mund t’i ndryshojmë partitë, hajde së paku ta përmirësojmë sistemin në të cilin ato funksionojnë? Problemi është se ekzistojnë dy kritere të ndryshme dhe në shumicën e rasteve në ndeshje me njëri- tjetrin për një sistem të mirë zgjedhor.

Ata të cilët dëshirojnë një njësi zgjedhore kanë të drejtë për atë se një sistem i mirë zgjedhor duhet të jetë reprezentativ, por është së paku njëlloj e rëndësishme se a do të mundësojë ai qeverisje stabile. Një njësi zgjedhore patjetër se është modeli më reprezentativ zgjedhor, por edhe bindshëm më i dëmshmi për formim të një koalicioni të qëndrueshëm qeveritar. Në përgjithësi, kjo do të thotë se modeli i një njësie zgjedhore është model gjysmak i mirë në krahasim me modele të tjera – midis tyre edhe Sistemi i Dontit që është sistemi ynë aktual – të cilat në masë të konsiderueshme i plotësojnë edhe njërin edhe kriterin tjetër. Prandaj, ajo kategori kategorikisht duhet të hidhet poshtë.

Frika nga e kaluara njëpartiake: modele zgjedhore proporcionale në Evropën Lindore

Modeli i Dontit dhe koncepti i një njësie zgjedhore janë vetëm dy prej gjithsej qindra metodave, nëse jo dhe mijërave modeleve zgjedhore të cilat praktikohen nëpër botë. Megjithatë, të gjitha këto variante mund të bëjnë pjesë në një prej tre kategorive më të mëdha: të modeleve zgjedhore të shumicës apo modeli maxhoritar (majoritarian), proporcionale (proportional) dhe të kombinuara (mixed), ku edhe modeli i Dontit edhe modeli i një njësi zgjedhore janë modele proporcionale. Dallimi midis këtyre kategorive është i thjeshtë. Në modelet proporcionale, përqindja e votave për një parti është në përputhje me numrin e deputetëve të cilët ajo i fiton në parlamentin. Modelet e shumicës, ndërkaq, i „favorizojnë“ partitë më të mëdha me qëllim që të mund të sigurojnë koalicione më stabile qeverisëse të përbëra nga një numër më i vogël të partive (apo vetëm nga një parti).

Si e zgjedhin shtetet modelin zgjedhor? Disa e kopjojnë sistemin e ndonjërit prej shteteve fqinje. Përveç kësaj, një numër i madh i qeverive, për fat të keq e përvetësojnë atë model për të cilin mendojnë se do t’u ndihmojë më shumë në zgjedhjet e ardhshme. Për fat të mirë, gjithkund nëpër Evropën lindore, sistemi zgjedhor zgjidhet për një shkak shumë më të qëndrueshëm. Në vend të kompromisit të drejtpërdrejtë „në gjysmë“ midis përfaqësimit dhe qeverisjes stabile, njëzet e dy prej gjithsej njëzet e tre shteteve post-socialiste në Evrope kanë vendosur për ose model të pastër proporcional ose model të përzier me proporcionalitet të konsiderueshëm. Për shkak të së kaluarës së tyre autoritare – duke na përfshirë këtu edhe ne – më shumë e vlerësojnë reprezentativitetin se sa qeverisjen stabile. Modeli i shumicës (në të cilin partia fituese shpeshherë ka mjaft vende në kuvendin që të mund të qeverisë vetë) ua përkujton sistemet e tyre njëpartiake të socializmit, dhe për këtë shkak atij i shmangen.

Me modele proporcionale, shtetet e Evropës lindore fitojnë kuvende me numër të madh të partive në të cilat partia fituese, në shumicën e rasteve, nuk ka mjaftueshëm deputetë që të mund të qeverisë vetë, por duhet të zgjedhë së paku një partner koalicioni. Në atë mënyrë, ata – respektivisht ne – me vetëdije hyjmë në “zvarritje“ të pafundme gjatë formimit të qeverisë, e cila jo rrallë herë rezulton edhe me përsëritje të zgjedhjeve edhe me më tepër humbje kohe. Është e pakapërcyeshme edhe vetë qeverisja e koalicionit, e cila shpeshherë përfundon me shpërbërje dhe zgjedhje të parakohshme. Edhe pse nga hedhja poshtë e socializmit kanë kaluar tanimë tri dekada, rajoni mbetet i bashkuar në frikën nga kthimi në diktaturë dhe në mënyrë të kuptueshme vazhdon të përdorë modele proporcionale. Por si duket ajo në praktikë tek ne – dhe si do të dukej me një njësi zgjedhore në vend të gjashtë njësive aktuale.

Katër elemente të përfaqësimit në sistemin e Maqedonisë

Numri i njësive zgjedhore (gjashtë në modelin aktual)

Në qoftë se dikush i shikon votat nga cilat do qoftë zgjedhjeve parlamentare deri tani, menjëherë do të vërehet se partitë sipas përqindjes kanë fituar më shumë deputetë se sa vota. Kjo tregon se modeli i Dontit – për dallim nga modeli i një njësie zgjedhore – nuk është tërësisht proporcional.  Në një njësi zgjedhore, që një parti të jetë e sigurt se do të fitojë së paku një prej njëqind e njëzet vendeve të deputetëve në Kuvend, i mjafton të fitojë 0.83 për qind (1/120) të votave (mund t’i kryejnë punë edhe më pak). Në modelin e tanishëm, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendeve është i ndarë në mënyrë të barabartë nëpër gjashtë njësitë zgjedhore (në secilën nga 20). Kjo do të thotë që për një mandat të garantuar për deputet janë të nevojshme madje 5 për qind (1/20) nga numri i përgjithshëm i votave në njësinë përkatëse zgjedhore. Hipotetikisht, në qoftë se ndonjë parti më e vogël fiton 4,9 për qind të votave në secilën nga gjashtë njësitë zgjedhore, modeli aktual mundet mos t’i ndajë asnjë mandat deputeti. Në modelin me një njësi zgjedhore, ndërkaq, partia e njëjtë me siguri do t’i kishte fituar së paku katër vende deputetesh (4.9% nga 120 është 4,08, respektivisht më shumë se 4).

Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut/ Foto: Borce Popovski

Kjo definitivisht duket e padrejtë, por çka nëse bëjmë krahasim me modelin maxhoritar? Atje, secili mandat deputeti konsiderohet si njësi zgjedhore e veçantë, që do të thotë se një parti do të duhej të fitojë shumicë të thjeshtë të votave (më shumë se cila do qoftë parti tjetër) në një nga njësitë zgjedhore për ta fituar mandatin e vetëm i cili takon nga ajo njësi. Hipotetikisht (ky është skenar absolutisht hipotetik, por teoretikisht i mundur), të paramendojmë se të gjitha votat në zgjedhje të caktuara kanë shkuar vetëm tek dy parti, me ç’rast partia më e dobët do të fitojë 49,9 për qind të votave në secilën nga 120 njësitë zgjedhore. Modeli maxhoritar prapë se prapë asaj nuk do t’ia kishte ndarë as edhe një mandat të vetëm.

Në të njëjtat këto zgjedhje, modeli aktual i Dontit do të kishte shkaktuar rezultat krejtësisht të ndryshëm: partia më e dobët sërish do t’i kishte humbur zgjedhjet (me 49,9 për qind përkundër 50,1 për qind të votave), por do ta kishte fituar saktë gjysmën e vendeve në Kuvend. Secila nga partitë do të kishte fituar nga 60 deputetë pasi që përqindja e tyre e votave do të ishte rrumbullakësuar në 50 për qind (në vend se njëra ti fitojë të gjitha 120 vendet, ndërsa tjetra zero). Pra, modeli zgjedhor e ka fuqinë të përcaktojë se a do të përfundojnë zgjedhjet baras, apo me fitore nga numri maksimal prej 120 deputetë nga njëra prej partive pa kurrfarë opozite (de fakto diktaturë).

Për hir të së vërtetës, modeli maxhoritar në numrin më të madh të rasteve rezulton me “padrejtësi” shumë më të vogla nga kjo, por pothuajse gjithmonë i shtrembëron votat shumë më tepër se sa modeli ynë i Dontit, i cili minimalisht e ndryshon shpërndarjen e votave me qëllim që ta lehtësojë formimin e qeverisë, e mandej edhe vetë qeverisjen e partnerëve të koalicionit. Arsyeja se pse madje edhe modelet si ai i Dontit – edhe pse më pak proporcional se sa një njësi zgjedhore – konsiderohen si proporcional është se në shumicën e rasteve prapë se prapë mundësojnë numër të konsiderueshëm të partive në Kuvend. Do të thotë, Donti edhe krijon ambient demokratik me shumë parti (si dhe në një njësi zgjedhore), edhe koalicione qeverisëse dukshëm më stabile (për dallim nga një njësi zgjedhore).

Prag zgjedhor (nuk ka në modelin e tanishëm)

Pragu zgjedhor paraqet përqindje minimale të votave të cilat duhet t’i fitojë një parti për të hyrë në Kuvendin. Sa më i ulët të jetë pragu zgjedhor, aq më shumë parti do të ketë në Kuvend – pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një njësi zgjedhore apo për modelin tonë të Dontit. Nga ky aspekt, më reprezentativ janë sistemet të cilat nuk kanë kurrfarë pragu zgjedhor – si i yni! Për krahasim, në Gjermani, për shembull, pragu zgjedhor është 5 për qind. Me prag të këtillë zgjedhor, Kuvendi ynë pas zgjedhjeve të vitit 2016 do të kishte madje tre parti më pak: Partia Demokratike Shqiptare (2,5 për qind të votave), Aleanca për Shqiptarët (2,95 për qind), e madje edhe Lëvizja Besa (4,86 për qind) do të mbeteshin pa asnjë nga gjithsej dhjetë mandatet e tyre së bashku.

Gjermanët nuk e shohin këtë koncept si kufizim të demokracisë, por si avancim të saj. Nëse ka më pak parti, ato më lehtë do të dakordohen për koalicionim, e më shpesh edhe më lehtë do të qeverisin pasi të hyjnë në pushtet. Kjo mundëson shndërrim më të lehtë të votës së popullit në realitet, gjë e cila është edhe qëllimi kryesor i demokracisë. Në një njësi zgjedhore ky qëllim në shumicën e rasteve do të kishte qenë i dështuar. Një njësi zgjedhore me prag të ulët zgjedhor (ose, ende më keq, pa kurrfarë) mund të sjellë dhjetëra parti në Kuvendin dhe të jetë ankth absolut për formimin e qeverisë dhe qeverisjes efektive.

Nga ana tjetër, një njësi zgjedhore me prag të lartë mund të dalë shumë më pak përfaqësuese se sa modeli aktual i Dontit, gjë e cila e rrënon vetë idenë për të. Jo rastësisht shteti i vetëm në Evropë i cili ka një njësi zgjedhore, Sllovakia, njëkohësisht ka edhe prag zgjedhor prej 5 për qind, përkatësisht në përgjithësi është më pak përfaqësuese se sa sistemi i Maqedonisë. Do të thotë, në rast te modelit me një njësi zgjedhore, pa prag zgjedhor, do të jetë pothuajse e pamundur të formohet Qeveri, përderisa te modeli me një njësi zgjedhore me prag zgjedhor do të humbasin të gjitha benefitet pëfaqësuese për shkak të të cilave ky model madje edhe ekziston. Si rrjedhojë, shihet qartë se një njësi zgjedhore nuk ka kuptim pa marrë parasysh se çfarë do të kishte qenë pragu zgjedhor.

Dy elementet e tjera sa i përket përfaqësimit politik do t’i diskutojmë në pjesën e dytë të blogut.

Burimi: ResPublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button