Data e BE-së, Zaevi dhe Hani në konferencë të përbashkët për media

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev sot dhe nesër (16 dhe 17 tetor), do të qëndrojë në vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, përcjell Portalb.mk.

Kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov pasdite do të realizojnë takim me Komisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore në Komisionin Evropian, Johanes Han.

Menjëherë pas takimit i cili fillon në orën 16:30, në ndërtesën e Komisionit Evropian, kryeministri Zaev dhe eurokomesari Han do të japin deklarata për media.

Delegacioni i Qeverisë së RMV-së, i udhëhequr nga Kryeministri Zaev më pas do të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Maria Sasoli dhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Gjatë ditës së nesërme, kryetari i Qeverisë së RMV-së do të realizojë takim me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian, Frans Timermans.

LEXO EDHE: Dimitrovi për datën e BE-së: Nuk jemi perfekt, por punojmë që të jemi demokraci evropiane

Përndryshe, dje, Mbledhja ministrore e BE-së ka përfunduar pa vendim për dhënie ose jo të datës për nisjen e negociatave. Për këtë, do të vendosin liderët e BE-së në takimin që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor. Për epilogun e mbledhjes së djeshme, të revoltuar janë shprehur eurokomesari për Zgjerim në largim, Johanes Han dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button