RMV, nuk është zgjeruar lista pozitive e barnave

Në programin parazgjedhor të LSDM-së thuhet se do të zgjerohet ose ridefinohet lista pozitive e barnave, gjegjësisht ilaçeve që shkojnë nëpërmjet FSSH-së, gjë që akoma nuk është realizuar: 

Do ta zgjerojmë listën pozitive të barnave të paktën një herë në vjet

Partia qeverisëse e LSDM-së në programin parazgjedhor Plani për jetë në Maqedoni” në disa vende ka premtuar revidimin dhe zgjerimin e listës pozitive të barnave, të cilat shkojnë në kurriz të Fondit të Sigurimit Shëndetësor (FSSH) edhe atë së paku një herë në vit. Premtimi i fundit është vendosur në faqe 226 të Programit, në suaza të “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë”. Që do të thotë, sipas afatit për realizim të dhënë në Program, lista pozitive e barnave duhej të ridefinohej deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017). Përsëri, kjo deri më tani (tetor 2019) nuk ka ndodhur, andaj premtimin e vlerësojmë si të parealizuar. 

Faktet se ky premtim nuk është realizuar mund të gjendet në disa vende dhe në më tepër burime, por kryesore janë dy. Burimi i parë është ueb-faqja e FSSH-së, ku mund të shihet se lista e fundit e rifreskuar e barnave të cilat janë destinuar për mbrojte shëndetësore primare dhe spitalore është ndryshuar në vitin 2015, përmes vendimit të Bordit udhëheqës të Fondit, të publikuar në Gazetën zyrtare.

Burimi i dytë relevant është pikërisht i pari i Fondit, drejtori Den Donçev, i cili mori pjesë në emisionin debatues në TV Telma, me vërejtjen e bashkëbiseduesit të tij dr. Igor Nikollov, në suaza të përfaqësuesit të KE-së të VMRO-DPMNE, vërtetoi se është e saktë, por së shpejti do të ndryshohet sepse ndryshimi i ligjit përkatës ka qenë në Kuvend të RMV-së:

Gjashtë deri në nëntë muaj kemi qenë në konsultim me Bankën Botërore dhe Organizatën Botërore Shëndetësore (OBSH). Kemi rënë dakord në parim rrugën e kësaj reforme kapitale, ashtu që punojmë për këtë…Lista pozitive tashmë është në fazën e ndryshimit, dhe është në procedurë kuvendare, presim se së shpejti do të kalojë, do të hyjë në fuqi dhe do të thjeshtëzohet e gjithë procedura, prej 14 komisioneve të një komisioni prej 9 anëtarëve dhe absolutisht do të ketë reformë themelore në listën pozitive… (prej minutës 9.40 deri në minutën 10.25 të videos). 

Se ky ligj është vendosur në procedurë në Kuvend që në korrik i është verifikuar redaksisë së portalit NOVA, që kanë trajtuar temën për listën pozitive dhe për ndryshimet të cilat ministri Venko Filipçe i njoftoi që në fillim të këtij viti.

Kërkimi i jonë në internet tregoi se ndryshimet ose propozimet për ndryshime në ligjin e përmendur kanë kaluar si pika e 140 në seancën e Qeverisë që në korrik të vitit 2018, prej kur është publikuar në ENER në maj të vitit të kaluar. Propozimi ligjor ka hyrë në Kuvendin e RMV në gusht të vitit 2018 dhe prej atëherë qëndron aty për lexim të dytë, në komisione ose në komisionin amë.

Ky ligj është miratuar që në vitin 2000, dhe për 19 vite ka pësuar 40 ndryshime dhe plotësime.

Pas të gjithë këtyre vendimeve të dhëna nga institucionet kompetente (ministri për Shëndetësi Filipçe dhe drejtori Donçev) në periudhën e kaluar, mund vetëm të konstatojë se premtimi zgjedhor i LSDM-së prej vitit 2016 akoma nuk është realizuar. Me të vërtetë, ekzistojnë sinjale (Donçev dhe Filipçe) se do të duhet të pres procesin e ndryshimit të Ligjit dhe përfundimin e formimit të Komisionit të ri deri në fund të vitit, por është fakt se deri më tani, lista pozitive nuk ka ndryshuar.

Burimi: Vërtetmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button