Bogdan Damjanovski është pronari i ri i televizionit “1TV”

“IRL” ka mësuar se, televizioni “1TV”, ish pronar i fshehtë i të cilit është i akuzuari në rastin “Reket”, Boki 13, ka pronar të ri, 77-vjeçarin nga Kisela Voda, Bogdan Damjanovski, transmeton Portalb.mk.

Damjanovski nuk vjen nga bota e biznesit, dhe për të nuk dihet thuajse asgjë.

Sipas informatave, Damjanovski është deklaruar si pronar se, do të ndërmarrë mbi supe të gjitha borxhet e televizionit, në shkëmbin të marrjes së mjeteve dhe aparaturës falas. Në Regjistrin Qendror ende nuk është ndryshuar pronësia e firmës e cila është pronare e televizionit “1TV”.

Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), Zoran Trajçevski, ka deklaruar se Agjencia është duke menduar për t’ia marrë licencën “1TV”-s. Megjithatë, ai ka njoftuar se, të realizohet kjo duhet të sigurohen dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Pasi ta marrim dokumentacionin nga MPB-ja, do mund të veprojmë ndaj asaj se, a t’i merret licenca”, tha Trajçevski për REL në gjuhën maqedonase.

Borxhet e televizionit arrijnë vlerën rreth 30 milionë denarë, apo diku 400 mijë euro, ndërkaq, ish pronari i fshehtë, Boki 13 është paditur nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) për evazion fiskal në firmat si “Lidhja Ndërkombëtare”, “BMJ media grup” (pronar i “1TV”) dhe kundër “Tomato produkcija” – në hapësirat e të cilës ka punuar  “1TV”. DAP-i e ka “krehur” edhe “1TV”, ku janë konstatuar parregullsi në punë, por ato nuk kanë qenë të natyrës së tillë për të parashtruar kallëzim penal. Inspektorët tatimorë do t’i padisin edhe Jasna Mandiqin dhe Mile Jovanovskin.

Përndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki 13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button