Dimitrov për datën e BE-së: Nuk jemi perfekt, por punojmë që të jemi demokraci evropiane (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nga shtetet anëtare ka kërkuar që Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) t’i jepet data për nisjen e negociatave, ndërkaq ka vlerësuar se, shteti nuk është perfekt, por e rëndësishme është se punon që të jetë një demokraci e vërtetë evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Ka ardhur koha të fillojmë negociatat anëtarësuese me Maqedoninë e Veriut, edhe atë këtë javë. Këtë e meritojmë, jo vetëm për shkak të pritjes së gjatë, sepse kjo në vete nuk do të thotë asgjë, jo vetëm për Marrëveshjen e Prespës, edhe pse humbëm shumë gjenerata dhe jo vetëm për shkak të kthesës demokratike që e kemi bërë. Nuk jemi perfekt, ende bëjmë gabime, por shteti është i vendosur dhe lëviz në drejtim që të jetë një demokraci e vërtetë evropiane. Nëse në Evropë nuk motivohen sukseset, atëherë si ta bëjmë këtë rajon më evropian. Do ta përmbyll këtë fjalim, në emër të qytetarëve, në emrin e 90 përqindëshit të qytetarëve të cilët besojnë në projektin evropian”, tha Dimitrovi.

Ndërkaq dje, Mbledhja ministrore e BE-së ka përfunduar pa vendim për dhënie ose jo të datës për nisjen e negociatave. Për këtë, do të vendosin liderët e BE-së në takimin që do të mbahet më 17 dhe 18 tetor. Për epilogun e mbledhjes së djeshme, të revoltuar janë shprehur eurokomesari për Zgjerim në largim, Johanes Han dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button