KS i KB-së sot për herë të dytë do të diskutojë për aksionin turk në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sipas të gjitha gjasave sot do të diskutojë për operacionin ushtarak turk në Siri, lajmëruan agjencitë duke iu referuar burimeve anonime.

Agjencitë perëndimore lajmërojnë se konsultimet i kërkuan Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Belgjika dhe Polonia, më saktë anëtaret evropiane të KS të KB-së.

Sipas paralajmërimeve nga diplomatë anonimë, bisedimet do të mbahen prapa dyerve të mbyllura.

Ky duhet të jetë takim i i dytë i KS të KB-së që prej fillimit të ofensivës ushtarake turke në Sirinë veriore, që filloi më 9 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button