Pens nesër do të bisedojë me Erdoganin për Sirinë

Nënpresidenti amerikan, Majkëll Pens nesër në Ankara do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe prej tij do të kërkojë Turqia menjëherë t’i ndalojë operacionet ushtarake në Siri dhe të punojë në arritjen e marrëveshjes me negociata, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

“Nënpresidenti Pens do ta përsërisë vendosmërinë e presidentit Donald Tramp se do të vazhdojë me zbatimin e sanksioneve ekonomike rigoroze kundër Turqisë derisa nuk arrihet zgjidhje”, qëndron në kumtesë.

Turqia ngriti ofensivë të madhe në pjesën verilindore të Sirisë kundër forcave kurde të cilat ishin aleat kryesor i SHBA-së në këtë rajon në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button