RMV, pacienti i ri me fruth e ka prolonguar fundin e epidemisë

Në periudhën prej 5 deri më 9 tetor është paraqitur edhe një rast i ri, ku dyshohet se një person ka fruthin. Pacienti ka qëndruar jashtë vendit dhe i takon grupit të moshës 20-29 vjeç. Testet laboratorike janë ende në proces, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik.

Nga dita e paraqitjes së rastit të ri, fillohet të numërohen 42 ditët shtesë të cilat duhet të kalojnë që epidemia të shpallet e kaluar. Në ndërkohë do të vazhdon epidemia në gjithë territorin e shtetit.

Deri më 10 tetor, numri i rasteve të regjistruara në nivel shtetëror kap shifrën e 1.900 persona.

Sipas vendbanimit të përhershëm, raste të fruthit janë regjistruar në 24 qytete. Numri më i madh është regjistruar në Shkup – 997, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Strugë – 165,1 nga 100.000 banorë. Mosha e të sëmurëve ndryshon nga një muaj deri më 63 vjeç. Numri më i madh i të prekurve është i moshës mbi 30 vjeç- 852 (44,9 përqind), ndërsa incidenca më e lartë prej 1.399 nga 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët nën një vjeç.

Mjeku Vlladimir Mikiq, kryetar I komisionit për sëmundje ngjitëse tha për Meta.mk se tërë kohën ka paralajmërime për këtë, për paraqitjen e rasteve të reja të cilët shtyjnë epideminë.

“Për të vënë vendim për epideminë, duhet të kemi edhe bazë ligjore epidemiologjike. Gjegjësisht vaksinimi i fëmijëve është mbi 98 për qind, që është përqindje e mirë”, tha Mikiq.

Për profesoreshën Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit kombëtar për imunitet, sukses është që më shumë se një muaj nuk ka pasur rast të ri të paraqitur.

“Kjo do të thotë se gjithçka është në rregull, fëmijët janë vaksinuar dhe situata ka filluar të ndryshojë nga prilli e më tej. Kjo tregon se masa që u ndërmor ishte e duhura dhe tani në shkolla dhe çerdhe nuk kemi më fruth”, tha Grozdanova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button