Festoi me stilin ushtarak ndaj Shqipërisë, klubi gjerman prish kontratën me mesfushorin

Festimi ushtarak në fitoren ndaj Shqipërisë por edhe në barazimin 1-1 ndaj Francës ka dhënë dënimet e para te kombëtarja e Turqisë, transmeton OraNews.

Përshëndetje, e cila lexohet si nxitëse për sulmet e ushtrisë turke në Siri ka përfunduar në radarët e UEFA-s, e cila ka nisur menjëherë hetimet për origjinën e kësaj mënyre festimi. Ai që e ka vuajtur shumë këtë festim është mesfushori, Cenk Sahin, i cili ka shkëputur marrëveshjen me klubin e Bundesliga 2 në Gjermani, St. Pauli.

Sahin e kishte postuar foton në rrjetet sociale “Instagram”, nga ku mori kërkesa për ta fshirë dhe për t’i prishur kontratën. Kërkesat e tifozëve janë përshëndetur nga klubi, që ka vendosur ta largojë nga skuadra si mbështetës i ushtrisë së vendit të tij në veri të Sirisë.

Faktorët kryesorë në marrjen e vendimeve ishin mosrespektimi i tij i përsëritur për vlerat e klubit dhe nevoja për të mbrojtur lojtarin“, tha St Pauli në një deklaratë për shtyp.

Ende nuk dihen masat që do të merren nga Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, ku një ide është mundësia e një përjashtimi të Turqisë nga Euro 2020. E në të tilla kushte, do të ishte Shqipëria ajo që do të përfitonte. Kuqezinjtë mbajnë vendin e katërt me 12 pikë, tre më pak se Islanda dhe 7 nga Turqia e vendit të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button