Rusia u zotua se do të parandalojë përleshjet midis forcave turke dhe siriane

Rusia ka thënë se nuk do të lejojë përleshje midis forcave turke dhe siriane, përderisa ofensiva e Turqisë në veri të Sirisë po vazhdon.

“Kjo thjeshtë do të ishte e papranueshme dhe për këtë arsye ne nuk do ta lejojmë atë” tha i dërguari special i Moskës për Sirinë, Alexander Lavrentyev, transmeton KlanKosova.

Tërheqja e trupave amerikane nga rajoni, e njoftuar javën e kaluar, i dha Turqisë “dritën jeshile”, thonë kritikët.

Rusia është një aleat kryesor ushtarak i liderit sirian Bashar al-Assad.

Ai tha se zyrtarët turq dhe sirianë ishin në kontakt për të shmangur çdo konflikt.

Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes ruse tha që forcat e saj, të cilat janë vendosur në Siri që nga viti 2015, po patrullonin përgjatë “vijës së kontaktit” midis forcave siriane dhe turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button