Paga minimale 14 500 denarë edhe për sektorin publik në fund të vitit

Pas marrëveshjes me sektorin privat për rritje të pagës minimale deri 14 500 denarë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që kjo të jetë edhe për sektorin publik, transmeton Portalb.mk.

„Me barazimin e rrogës minimale për të gjitha kategoritë e punëtorëve ne e korrigjuam një padrejtësi të madhe sociale e cila ekziston në shoqërinë tonë”, deklaroi kryeministri Zaev

Me këtë vendim, rritja e pagës minimale do të jetë për dy mijë denarë, duke e marrë parasysh se paga minimale tani është 12 500 denarë. Këtë rritje do a shfrytëzojnë 90 mijë qytetarë që pranojnë rrogë minimale prej 12.500 denarë.

Zaev përkujtoi se është drejt realizimit të premtimit që rroga minimale të jetë 16 000 denarë, ndërsa rroga minimale 30 000 denarë.

LEXO: Zaev ka arritur marrëveshje me sektorin e biznesit, paga minimale do të rritet në 14.500 denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button