Pak ka rëndësi që nuk sheh, ai ka aftësi të jashtëzakonshme (VIDEO)

Mikey Poulli, është një fëmijë anglez 8-vjeçar, i cili humbi shikimin vitin e kaluar, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk hoqi dorë nga pasioni i tij i madh, futbolli.

Familja gjeti një skuadër për të verbrit pranë Tottenham Football Club. Trajneri spikati aftësinë dhe kontrollin e topit prej tij, duke e marrë Mikey në skuadër.

Vogëlushi e adhuron futbollin, dhe me pasionin e tij ka treguar se ëndrrat mund të dominojnë përtej vështirësive.

Pak kohë më parë një video e Mikey duke lozur futboll, u përhap me shpejtësi, duke bërë që mediat të flasin për të, transmeton OraNews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button