Vendimi për fillimin e negociatave për RMV-në dhe Shqipërinë mbetet për në Samitin e BE-së

Takimi i ministrave të Jashtëm në Luksemburg, e dërgoi vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Komisionieri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, shprehu pakënaqësi për vendimin.

“Nuk është moment krenarie për Evropën, pasi brenda 16 muajve diskutuam tre herë për këtë çështje, dhe Shtetet Anëtare nuk marrin një vendim për hapjen e negociatave”, tha Hahn.

Paraprakisht, në një konferencë nga Luksemburgu, Hahn nuk e fshehu frikën për një përgjigje negative duke deklaruar se deri më tani nga 27 vende që ka Unioni janë siguruar 25 PO për negociatat.

“Nuk duhet të befasohemi nëse fuqi të tjera brenda Evropës do të bëhen me të fuqishme se BE. Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni dhe Këshilli. Jam besimplotë se vendimi do jetë pozitiv, shumica e vendeve nuk kanë preferuar ta ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut. 25 vende anëtare nga 27 janë pro hapjes së negociatave”, deklaroi Hahn.

Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht që të veçohet vendimi për Maqedoninë e Veriut, nga ai për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, por ky propozim nuk u mbështet.

Paraprakisht, televizioni “Telma”, nga burime të saja në Mbledhjen ministrore të Bashkimit Evropian (BE) ka mësuar se, Franca dhe Holanda janë kundër dhënies së datës për nisjen e negociatave mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në pako, transmeton Portalb.mk.

Franca është shprehur kundër të dyja shteteve, ndërkaq Holanda vetëm kundër Shqipërisë. Megjithatë, tre shtete e kanë kundërshtuar propozimin e Francës dhe Holandës.

“Tre shtete e kanë kundërshtuar propozimin që RMV-ja dhe Shqipëria të ndahet. Kundër ndarjes janë Italia, Greqia dhe Gjermani”, thuhet më tej. 

Në lidhje me mbledhjen ministrore, ku në rend dite është çështja e bregzitit dhe dhënia e datës për RMV-në dhe Shqipërinë, pati diskutim të gjatë dhe të vështirë.

Përndryshe, mbledhjes ministrore për punë të përgjithshme e Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, vjen mbledhja e liderëve që do të mbahet me 17 dhe 18 tetor në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button