PTHP-ja ka hapur procedurë për rastin e mitmarrjes së Asim Musës

Prokuroria Themelore Publike Strugë ka hapur procedurë për rastin e mitmarrjes së zëvendësministrit të Shëndetësisë në dorëheqje, Asim Musa, për çfarë i njëjti do të merret në pyetje e nga Shqipëria do të kërkohet origjinali i incizimit, transmeton Portalb.mk.

“Përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë, do të kërkohet që të sigurohet origjinali i incizimit të publikuar, si dhe të vërtetohet se kush e ka bërë incizimin dhe kush e ka publikuar videon. Në mënyrë shtesë, në Prokurorinë Themelore Publike – Strugë do të thirret që të merret në pyetje edhe zëvendësministri i Shëndetësisë. Gjatë procedurës parahetimore, nëse paraqitet nevoja, do të ndërmerren edhe veprime të tjera me qëllim që të konfirmohet përgjegjësia eventuale penale”, kumtuan nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP).

Kjo vjen pasi që emisioni “Fiks Fare” publikoi incizime ku zëvendësministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit. Musa, kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove. Për këtë, ai sot kumtoi dorëheqjen, për siç tha, pastrimin e njollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button