‘Fortnite’ Black Hole: Serverët janë akoma të mbyllur, por mund të kthehen së shpejti

Sezoni 10 i Fortnite përfundoi papritmas pasi lojtarët u thithën në një vrimë të zezë. Gjatë një ngjarje në lojë të quajtur “Fundi”, një raketë shpërtheu mbi hartën, duke dërguar lojtarët në ajër para se ekranet e tyre të errësoheshin dhe loja nuk luhet më.

Ky ka qenë, pa përjashtim, shembulli më tërheqës i mirëmbajtjes së serverëve në historinë e video lojërave. Për më shumë se dy ditë tani, serverët për lojën popullore Fortnite janë mbyllur në mënyrë efektive: ju mund të kyçeni në lojë, por nuk mund të bëni asgjë, përveç se të shikoni një vrimë të zezë që ngadalë tundet në ekran, njofton Forbes, transmeton Portalb.

Tani për tani nuk dihet se kur loja do të kthehet, por ka një arsye për të besuar se do të dalë së shpejti. Duket se në Kinë ka një reklamë që thotë se sezoni i ri do të fillojë më 15 tetor, po ashtu përmbajtjet e Battle Pass kanë dalë tashmë, diçka që nuk ndodh zakonisht deri në afërsi të lëshimit.
Rreth 150,000 njerëz vazhduan të shikojnë ekranin e zi orë pas përfundimit të lojës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button