Romney me fotomontazh rrit numrin e simpatizantëve

Organizatorët e fushatës së kandidatit republikan për president të SHBA-së, Mitt Romney kanë shfrytëzuar një fotomontazh jo të shkathtë dhe joprofesional për të rritur numrin e simpatizantëve të tij në një tubim parazgjedhor në Nevada, zbulon ueb faqja BuzzFeed.

Në foton zyrtare nga ky tubim kjo ueb faqe ka shënuar vendet në të cilat është intervenuar në mënyrë që salla të dukej sa më e mbushur me simpatizantë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button