Ministrja finlandeze: Në mbledhjen ministrore presim sinjal pozitiv drejt Ballkanit

Kryesimi i Finlandës me Bashkimin Evropian (BE), është tërësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe nga takimi i sotëm presim sinjal pozitiv drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot ministrja finlandeze për çështje evropiane, Titi Tupurainen gjatë arritjes në Luksemburg, përcjell Portalb.mk.

“Zgjerimi është në agjendën tonë, dhe ne si kryesi jemi tërësisht të përkushtuar ndaj procesit dhe sot presim sinjal pozitiv drejt Ballkanit Perëndimor, për atë se çka do të bëjë Evropa lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ka detyrime dhe duhet t’i përgjigjemi rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Tuturainen, duke shtuar se tash për tash nuk dëshiron ta parashikojë rrjedhën e bisedimeve.

Në rend dite të Mbledhjes në Luksemburg, është dhënia e datës për nisjen e negociatave të BE-së me RMV-në dhe Shqipërinë dhe çështja e bregzitit. Për këtë të fundit, ministrja finlandeze theksoi se duhet të përgatiten të gjithë skenarët e mundshëm.

Ndërkaq dje, pavarësisht rezervës së Francës, krerët shtetërorë në RMV kanë shprehu optimizëm që BE-ja do t’ia japë datën RMV-së, kurse ajo që befasoi, ishte Finlanda, e cila doli me një propozim të ri, që paralelisht me dhënien e datës, të zhvillohet edhe reforma në BE- futja e metodologjisë së re, për çfarë konferenca ndërshtetërore e BE-së, të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button