Zaevi dhe Osmani premtuan se, BE-ja do të mbetet lartë në agjendë

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook” (Fejsbuk – FB), kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë deklaruar se, perspektiva evropiane do të mbetet lartë në agjendën e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Kjo është kohë e papërsëritshme për vendin tonë, anëtare e ardhshme e NATO-s jemi, presim vendim pozitiv nga BE, ato janë mundësi për zhvillim më të madh ekonomik dhe përfitime për qytetarët, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, shkroi se, “Pavarësisht nëse vendimi do të jetë sot ose nesër, do të jetë PO ose JO, për ne dielli edhe më tej do të lind në Perëndim”.

Këto deklarata, vijnë në vazhdën e Mbledhjes së ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Luksemburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button