Përdoruesja më e vjetër e Facebook, plot 105 vjeç!

Maria Colunia Segura-Metzgar e festoi ditëlindjes e saj të 105-të pak ditë më parë me miqtë e saj në shtëpinë ku jeton, por edhe me miqtë e shumtë në ‘Facebook’. Familjarët e saj pretendojnë se ajo është anëtarja më e vjetër në botë e rrjetit social super të populluar. Pohimi i tyre mbështetet në një njoftim të nxjerrë gjatë muajve të verës, kur Facebook festoi mbërritjen e anëtarit më të vjetër në moshë, që ishte një 101 vjeçar.

Mbesa e 105 vjeçares shprehet se fakti që Facebook nuk e ka njohur ende gjyshen e saj si anëtarin më të vjetër në moshë të tij lidhet me faktin se ekziston një mosfunksionim në lidhje me vendosjen e datës së vërtetë të lindjes së saj, viti 1907. “Facebook ka një problem, – shprehet ajo, shkon deri të shifra 101 vjet, që e njeh si moshën maksimale të një personi që ka adresë në rrjetin social. Dhe sa herë që jam munduar të shënoj se gjyshja ime në fakt është 104 vjeçe, e nxjerr si një shifër të pasaktë”, – shpreh mbesa e 105 vjeçares.

Maria Colunia Segura-Metzgar lindi në vitin 1907, në një epokë ku mungonin të gjitha shpikjet e teknologjisë që gëzojmë sot, por tashmë ajo ka një adresë në Facebook dhe një numër të konsiderueshëm miqsh, gjë që sipas të afërmve të të moshuarës e ndihmon atë të jetë më e kthjellët nga pikëpamja mendore dhe të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me të afërmit, kudo që ata ndodhen.

Lajme të ngjashme

Back to top button