Skandali me miton, Asim Musa dha dorëheqje (VIDEO)

Pas skandalit me miton për syneti dhe operacion të prostatës, Asim Musa ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Këtë kredibilitet të ndërtuar me vite, profesional, familjar dhe shoqëror, nuk lejoj që ta shkatërrojë propaganda politike. Andaj, ju njoftoj se kam vendosur që të tërhiqem dhe ta pastroj këtë njollë ndaj meje”, tha Musa.

Ai skandalin e ka quajtur si, “spektakël inekzistues mediatik”, dhe ka deklaruar se, “ka vërejtur te pacientët, në thonjëza, se donin të më bënin grackë”.

“Fatkeqësisht, përpjekja për ta kryer spektakël inekzistues mediatik, me qëllim që të dëmtojë figurën, personalitetin dhe profesionin tim. Në rastin në fjalë, unë e njoftoj pacientin, që pa figurim shëndetësor në vendin tonë, pagesa është private, dhe e njoftoj për koston e mundshme të shërbimit shëndetësor për të gjithë shërbimin, që ai edhe në fakt më pyet për punën time”, tha Musa.

Asim Musa është nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Përndryshe, emisioni “Fiks Fare” publikoi incizime ku zëvendësministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit. Musa, kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button