Cakaj: Vendimi i sotëm i BE-së do të jetë test për aftësinë e realizmit të premtimeve

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe për Evropë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Bashkimi Evropian sot përballet me një zgjidhje historike.

Ai këtë e ka thënë para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së kur pritet të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi i sotëm do të jetë test për aftësinë e BE-së për të realizuar premtimet dhe për të parë nga e ardhmja”, ka shkruar Cakaj në Twitter.

“Shqipëria ka ndërmarrë reformat në gjyqësi që janë ambicioze dhe të guximshme të cilat janë bërë shteg në rajon. Tani është koha për t’i hapur bisedimet për pranim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button