Në ngjarjen “Bëje një robot”, pjesë e “Javës së kodimit” në Manastir ishte prezent edhe ministri Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i vizitoi të hënën nxënësit e shkollës fillore “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir të cilët ishin pjesë e projektit “Bëje një robot”. Ngjarja është në kuadër të “Javës së kodimit” – Code Week, shkruan Portalb.mk.

“Në kuadër të këtij projekti, gjithnjë e më shumë shkolla edhe nxënës i bashkohen për çdo vit, kurse Maqedonia e Veriut po e ndjek këtë trend. Do të thotë që të rinjtë tashmë e dinë se e ardhmja është në një shoqëri informatike, në atë të inovacionit dhe në kërkimin e vazhdueshëm të zbulimit të gjërave të reja” – tha Damjan Mançevski në fjalimin e tij para nxënësve.

Sipas ministrit, kodimi ndihmon në zhvillimin e aftësive për të jetuar në shekullin XXI, si mendimi kompjuterik, zgjidhja e problemeve, kreativiteti edhe puna ekipore.

“Shumë shpejt, 90% e vendeve të punës do të kërkojnë njohuri bazike të aftësive digjitale. Pikërisht për këtë arsye duke filluar nga sot, duhet të punojmë bashkë, si qeveri, si shkolla – mësimdhënës, si shoqëri civile në mënyrë që të rinjtë që nga mosha e re të zhvillojnë aftësitë të cilat janë të domosdoshme për të u kyçur në tregun e punës” – theksoi ministri Damjan Mançevski

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i aktiviteteve të paraqitura në Code Week është dy here më i lartë edhe arrin deri në 249, që e radhit Maqedoninë në vendin e 7-të për nga numri i ngjarjeve të organizuara me rastin e Javës Evropiane të Programimit.

Në kuadër të projektit “Meet and Code 2019!” të cilin e organizon Fondacioni Metamorphosis, ka rritje në numrin e granteve (për aktivitete) nga 25 vitin e kaluar në 40 këtë vit, kurse sfera e veçantë e Javës Evropiane të Programimit në kuadër të “Meet and Code 2019!” është programimi nga ana e vajzave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button