Kosova në ‘dyert’ e INTERPOL-it

Kosova edhe një herë ia ka mësyrë anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), Asambleja e Përgjithshme e së cilës, mban punimet prej 15 deri më 18 tetor në Kili. Nikoqiri i sivjetmë i Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, ditë më parë ua ka dërguar ftesat zyrtarëve të Kosovës, për të marrë pjesë në takimin vjetor të 88 të vendeve të kësaj organizate.

Megjithatë, zyrtarët e zyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës në largim, Behgjet Pacolli, nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë, lidhur me përgatitjet dhe gjasat e vendit për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

Por, ndarjet brenda kësaj ministrie, lidhur me atë nëse Kosova duhet të tentojë gjatë këtij viti anëtarësimin e saj në këtë organizatë, kanë qenë të dukshme qysh më herët.

Anton Berisha, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës në detyrë, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe më herët ka shprehur qëndrimin e tij, nuk është mirë të sfidohet Kosova, përderisa nuk është arritur një masë kritike e pajtueshmërisë me partnerët e vendit për arritjen e një rezultati.

“Unë kam rezerva në vazhdimësi për të shkuar në këtë proces. Në qoftë se do të ketë sukses, kjo do të jetë meritë e atyre që e kanë shtyrë (procesin) dhe jo e imja. Por, nëse nuk kanë sukses, unë nuk marrë përgjegjësi sepse unë mendoj që duhet analizuar situata në përmasa reale. Politika dhe diplomacia janë reale dhe nuk janë dëshirë. Jam shumë skeptik për suksesin”, tha Berisha.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button