fbpx

Mustafa takoi Apostolovën, folën për përbërjen e Qeverisë së re

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Temë diskutimi ishin procesi i zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor, situata aktuale politike në Kosovë dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re.

Mustafa e ka njoftuar Apostolovën për qëndrimet e LDK-së mbi temat kyçe politike në vend dhe për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Ai gjithashtu e ka falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Apostolova e ka inkurajuar LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët e LDK-së Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi Besian Mustafa dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button