fbpx

Është kapur në Likovë i burgosuri i Idrizovës që i iku policisë

Sot në ora 11:30 nga Burgu i Idrizovës u raportua se pak më herët në rrugën “Blagoja Stefkovski” ka ikur një i burgosur, transmeton Portalb.mk.

I burgosur 37 vjeçar F.I. ishte duke u bart nga Qendra Klinike për në Burgun e Idrizovës. Ai ka ikur derisa policët janë ndalur për të blerë ushqim në një pompë të benzinës.

Në orët e pasdites, rreth orës 17:30, policia raportoi se në afërsi të fshatit Presnicë të Likovës është gjetur i arratisuri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button