Votat me postë dhe me kusht u bartën në QNR (VIDEO)
Nga kjo e hënë, fletëvotimet me postë dhe me kusht, janë transferuar nga ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, transmeton KlanKosova.
E në këtë kontingjent, sipas përgjegjësit, Burim Ahmetaj, u bartën edhe votat e diasporës, që janë më shumë se 15 mijë sosh, si edhe ekipi i shërbimit votues, në hapësirat e punës të të cilëve ndodhi helmimi një ditë më parë.
Ahmetaj ka thënë se procesi i numërimit do të marrë kohë, por nuk ka dhënë afat se kur do të përfundojë ky proces.