Dimitrov foli para Komisionit të Parlamentit Evropian

Nikolla Dimitrov, Ministri i punëve të jashtme kërkoi hapjen e negociatave para Komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit evropian, transmeton Portalb.mk.

“Na nevojiten derivate, që të vazhdojmë të lëvizim në drejtimin e duhur”, deklaroi Dimitrov.

Dimitrov theksoi se nëse këtë javë nuk ka vendim pozitiv për fillim të negociatave, “nuk do të jetë lehtë” të vazhdohet me energjinë e njëjtë politike në vend, por edhe se kjo do të thotë dëshpërim i madh për vetë qytetarët.

Ai ka shprehur përkrahje edhe për kërkesat e Francës për ndryshim të metodologjisë për procesin aderues.

“Nuk kemi çka të fitojmë nëse nesër Këshilli thotë se mund menjëherë të bëhemi vend anëtar, do të jemi vendi i njëjtë, neve na nevojitet proces që të bëhemi më tepër evropianë, e përkrahim këtë, por nëse shtylla e dytë është kredibiliteti, e para është perspektiva”, deklaroi Dimitrov.

Vetëm eurodeputeti bullgar u shpreh se vendi ende nuk është i gatshëm.

Natali Loazo, deputetja franceze nga radhët e partisë së Emanuel Makronit dhe ish ministrja për Çështje Evropiane, porositi se Maqedonia e Veriut i takon BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button