Tre çifte binjakësh në klasë të parë

Kjo është shkolla “Fan Noli”, por klasa e parë-C është më veçanta sepse në të mësojnë për herë të parë a,b,c-në tre çifte binjakësh.

Për mësuese Mirën kjo është një sfidë, pasi binjakët shumë herë përsërisin veprimet e njëri-tjetrit, shto këtu edhe gabimet e vogla, transmeton Koha.net.

Ndërsa për shokët e klasës 6 binjakët janë argëtues. Gjithnjë ata i shoqëron pyetja, si e ke emrin?

“Në fakt para se të flasim për vështirësinë e kam marrë si kënaqësi që ka qenë zgjedhje e tyre të jenë të tre në klasë. Dy prej çiftëve janë shumë të ngjashëm, por kanë karakteristikat e dallueshme. Për shembull tek djemtë? Tek djemtë kemi Noelin që vjen pak më i hollë, ndërsa Neo është pak më i mbushur. E njëjta gjë ndodh dhe me vajzat Emily dhe Anastasia, Noeli dhe Neo, Ebi dhe Noeli janë më të dallueshëm, sepse janë djalë dhe vajzë”, tha Miranda Komino, mësuese e “Fan Nolit”.

6 binjakët mund të jenë të ngjashëm në fizik, por shumë të ndryshëm në karakter.

“I kam lënë të lirë të ulen siç kanë dëshirë, por janë prindërit ata që duan t’i ndajnë, por kur vijnë ta kërkojnë që ‘mësuese ne duam të rrimë bashkë, sepse gjithnjë njëri merr më shumë përgjegjësi dhe do të ndihmojë tjetrin, ndodh edhe kjo pasi njëri vjen më i ndrojtur e tjetri më i hedhur”, thotë ajo më tej.

Për procesin mësimor kujdes të madh duhet të tregojnë edhe prindërit e binjakëve.

“Një kujdes të veçantë do edhe nga pjesa e prindërit në momentin që bëjnë detyrat duhet një lloj survejimi nga prindërit që ata të mos ndikohen nga njëri-tjetri. Për shembull njëri heziton t’i bëj detyrat, kështu ndikon tek tjetri. Prindërit dhe mësuesit duhet të kenë parasysh që binjakët t’i trajtojnë si qënie unike me personalit dhe karakter të ndryshëm”, thotë Patricia Lami punonjëse sociale pranë shkollës “Fan Noli”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button