Ministria e financave paralajmëroi luftë kundër “shitjes online“ jolojale

Banka Popullore raportoi se në vendin tonë ka 960 e-tregtarë të regjistruar që shesin produkte përmes rrjeteve sociale, por akoma nuk dihet për numrin e e-tregtarëve jolojal, transmeton Portalb.mk.

E-tregtia sipas Asociacionit për tregti elektronike, vitin e kaluar ka rritje për 26% në krahasim me vitin paraprak.

E-tregtia jolojale kontribuon në ekonominë gri të vendit, ekonomi që arrin deri 30% në përgjithësi.

Luftën kundër “shitjes online“ jolojale do ta udhëheq Ministria e financave, në bashkëpunim me Drejtorinë për të ardhura publike, Drejtorinë doganore dhe Policinë financiare. Paralajmërohen kontrolle të përforcuar për individët që nuk janë regjistruar në sistem.

Nina Angelovska, Ministrja e financave shprehu nevojën për bashkëpunimin ndërmjet palëve që të shuhet ekonomia gri, duke paralajmëruar skaner nëpër Posta që të kontrollohen dërgesat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button