Çfarë është ‘lifting’ natyral për fytyrën

A është e mjaftueshme që të ndiqni një rutinë të caktuar për lëkurën për të pasur një pamje të freskët? Mbi të gjitha që të vononi procesin e plakjes? Po nëse kremrat më të mirë për rrathët poshtë syve kombinohen me një dietë të ekuilibruar dhe një gjimnastikë për fytyrën krejt natyrale, që e bëni vetë ju, a nuk do të ishte një zgjedhje perfekte? Duhet vetëm pak këmbëngulje, transmeton RevistaClass.

Çfarë është NaturalBioLifting? “Ne nuk mund të qëndrojmë të rinj përgjithmonë, por ne patjetër mund të stërvisim fytyrën, ashtu si ne bëjmë me trupin tonë, për të qenë më të tonifikuar. Si ta ngadalësoni plakjen atëherë? Bërja e ushtrime të fytyrës çdo ditë për 15/30 minuta, për t’u ndarë sipas angazhimeve tuaja stimulojnë morfologjinë e fytyrës”, vazhdon Dr.Hakimova. Cila është palestra ideale për ata që duan të luftojnë/minimizojnë rrudhat në zonën përreth syve?

Që ju të keni një lëkurë të freskët, elastike dhe të bukur sipas zakoneve që shpaloz mantra e re e fytyrës ju duhet të ktheni në zakone rutinore këto veprime: çdo mëngjes shpëlani fytyrën tuaj me ujin e ftohtë të çezmës dhe aplikoni një maskë rigjeneruese. Pas 15-20 minutash, kur maska të jetë pak e lagur, masazhoheni në fytyrë, qafë dhe dekolte për të bërë që përbërësit aktivë të depërtojnë më mirë, të detoksifikojnë dhe stimulojnë mikrokirulacionin. Pastaj do të aplikoni tonik, serum dhe krem. Bëjeni këtë çdo ditë! Më pas kushtojini 15 deri në 30 minuta gjimnastikë fytyrës në veçanti në zonat që kundërveprojnë me faktorin moshë. Pjesa e ballit, zona poshtë syve, etj.

Bllokoni qepallat e hapura me gishta, duke mbajtur gishtin e madh të indeksit në pjesën e sipërme dhe gishtin tjetër në pjesën e poshtme. Pastaj lëvizini ato në mënyrë rrethore. Do të ndjeni një tension të vogël në të gjithë zonën e syve. Pas 30 sekondave hapini qepallat dhe ky doemos që është një nga ushtrimet më efikase që të famshmit në botë e praktikojnë thuajse çdo ditë të jetës së tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button