fbpx

Carovska: Me qasje rajonale ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe ta reduktojmë varfërinë

Ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe ta reduktojmë varfërinë me qasje rajonale, ka thënë ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska në konferencën rajonale “Mbështetje efektive sociale: mbështetje të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve në luftën kundër varfërisë”, që po mbahet në Shkup, transmeton SDK.

“U kemi premtuar qytetarëve se nuk do të turpërohemi t’i shikojmë në sy më të varfërit. Kemi vendosur standard të ri nga i cili nuk ka kthim. Mbi 30.000 amvisëri janë duke pranuar të ardhura të garantuara dhe më shumë se 22.000 fëmijë pranojnë asistencë për fëmijë, pasi varfëria nuk duhet të bartet nga gjenerata në gjeneratë. Qëllimi kryesor është investim në njerëz. Ejani krejtësisht të përkushtohemi si rajon dhe t’i përdorim energjinë dhe përvojat që i ka ky rajon për të krijuar shtete të mirëqenies”, ka thënë Carovska.

Ajo ka thënë që efektet nga këto masa do të ndihen pas një viti dhe që të dhënat statistikore të cilat tregojnë se mbi njëzet përqind e popullatës është e varfër janë prej para dy vitesh.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë që lufta kundër varfërisë është prioritet kryesor dhe se reforma për mbrojtje sociale donë të thotë jetë me dinjitet për mijëra qytetarë. Ai ka thënë që masat për atë janë edhe kthim i parave tek qytetarët dhe sigurim të vendeve më të mira të punës dhe paga më të larta.

“Investimi në zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe në politikat për zvogëlim të varfërisë fëminore gjithashtu janë një nga prioritetet. Javën e kaluar kemi shënuar arritje të rëndësishme asht që nuk kemi fëmijë nën tre vjeç të akomoduar në institucione joadekuate shtetërore. Qytetarët janë duke pranuar ndihmë sociale më të madhe për 300 përqind. E kemi rritur pagën minimale dhe tani mbi 50.000 punëtor marrin paga më të larta. Jemi duke punuar për rritje të re të pagave dhe nëse dialogu përfundon sonte, deri nesër mund të presim edhe rritje të re të pagës minimale. Kemi siguruar mbi 11 mijë të falimentuar të cilët një kohë të gjatë nuk kanë pranuar aspak të ardhura. Po u japim mundësi edhe qytetarëve më të moshuar, të cilët nuk kanë stazh të mjaftueshëm, dhe e kemi instaluar pensionin shtetëror social. Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe respektit mund të krijojmë një shoqëri për të gjithë”, ka thënë Zaev.

Marko Mantovaneli, drejtori i Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë, ka thënë që pas krizës prej para dhjetë vitesh është zvogëluar varfëria në vendet nga Ballkani Perëndimor dhe se Maqedonia udhëheq në këtë fushë por që në bisedat me njerëzit ka fituar përshtypje tjetër, ashtu që duhet edhe shumë të bëhet.

Poll Stabs, hulumtues i lartë, nga Fakulteti ekonomik në Zagreb, ka thënë që në luftën me varfërinë nuk mjafton më të mendohet në mënyrë globale, e të veprohet në nivel lokal, por duhet të mendohet dhe të veprohet në nivel lokal dhe global dhe ndërmjet. Ai konsideron që qasja rajonale në zgjidhjen e kësaj çështjeje mund t’i jep përgjigjet e tre sfidave kryesore me të cilat përballen njerëzit, siç janë kushtet joadekuate për punë, ndryshimet klimatike dhe tendenca e migracionit që është në rritje.

“Ka pesë gjëra që duhet të bëhen, kurse ato janë zvogëlimi i varfërisë, papunësia, sëmundjet, kushtet e këqija për jetë dhe arsimi joadekuat. Kjo ndikon te fëmijët, të punësuarit dhe të moshuarit”, ka thënë Stabs.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close