Investitorët nga Maqedonia kanë 337 milionë euro aksione jashtë vendit

Investitorë nga vendi jon; posedojnë kapitali përkatësisht aksione dhe aksione në kompani dhe fonde jashtë vendit me vlerë 337 milion euro, tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore për portofolin e investimeve të rezidentëve në letra me vlerë të huaja përfundimisht me 30 qershor të këtij viti, njofton META.

Investimet e vendit tonë jashtë në vitin 2016 kanë kapur shumën 205 milionë euro, që do të thotë se gjatë tre vite e gjysmë të fundit ka pasur një rritje prej 132 milionë euro.

Të dhënat e Bankës Popullore zbulojnë se shumica e investimeve janë në letra me vlerë të emetuara në SH.B.A. (251.3 milionë euro), Gjermani (48.4 milionë euro) dhe Francë (12.8 milionë euro), përcjell Portalb.mk.

Monedha më e zakonshme e investimeve është dollari amerikan, ndërsa në grupin e investitorëve më të mëdhenj të portofolit vendas vijnë nga grupi i fondeve të pensioneve dhe kompanive të sigurimeve, e më pas vijnë kompani tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button