Ja sesi të aktivizoni automatikisht “Dark Mode” në iOS 13

Funksioni më intrigues i iOS 13 është padyshim ndërfaqja e errët e njohur edhe si “Dark Mode”. Ai është një distancim i qartë prej ngjyrës së bardhë që ka dominuar iOS prej vitesh por një funksion i shumëpritur dhe shumëkërkuar nga përdoruesit PcWorld Albanian.
Kështu gjatë ditës mund të keni temën e bardhë ndërsa në mbrëmje temën e errët duke aplikuar më pak presion ndaj syve tuaj.
Sigurohuni se keni të instaluar iOS 13 duke shkuar në Settings > General > Software
- Hapni aplikacionin Settings dhe navigoni në Display & Brightness
- Aktivizoni opsionin Automatic nën opsionin Appearance
- Klikoni butonin Options për të përcaktuar orarin e aktivizimit automatik
- Zgjidhni ose opsionin Sunset to Sunrise i cili përdor vendndodhjen tuaj për të përcaktuar temën e errët ose të bardhë, ose mund të vendosni vetë një orar.