Në prag të Këshillit të BE-së, ministri Dimitrov udhëton për në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov prej sot e deri më 17 tetor do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, kur pritet të zhvillohet Këshilli i Bashkimit Evropian (BE), në të cilin duhet të sillet vendimi për dhënien ose jo të datës për nisjen e negociatave inkuadruese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Portalb.mk.

Siç kumtoi MPJ, në suaza të vizitës do të realizojë takime me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

“Ministri Dimitrov do ta shfrytëzojë mundësinë para deputetëve evropianë edhe njëherë t’i prezantojë arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e sjelljes së vendimit për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. në takimet e ardhshme të Këshillit të BE-së dhe Këshillit evropian. Do të falënderohet për mbështetjen e vazhdueshme të PE-së ndaj perspektivës evropiane të vendit dhe do të shfaqë pritje që ajo mbështetje do të vazhdojë dhe do të përforcohet me përbërjen aktuale të Parlamentit”, qëndron në kumtesë.

Ministri Dimitrov gjatë vizitës do të realizojë edhe takime të ndara me deputetë të Parlamentit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button