Ahmeti: Për të pasur veting nuk është punë e lehtë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Dibër, ka folur edhe për vetingun, të cilin e ka vlerësuar si jo të lehtë për realizim, njofton Portalb.mk.

“Nga komunikimi dhe bashkëpunimi nuk humbet askush fitojnë të gjithë, nga transparenca, urtësia dhe respekti ndërsjellë fiton familja e madhe e quajtur Bashkimi Demokratik për Integrim. Përpara nesh kemi detyra të vështira edhe pse deri tani ka qenë vështir, por aq vështir do të jetë edhe në të ardhmen. Për të patur një shtet ku sundon ligji nuk është punë e lehtë, për të luftuar dhe për të patur një vetting nuk është punë e lehtë, për të patur një transparencë të suksesshme nuk është punë e lehtë. Sa ma shumë standarde të zbatojmë dhe implementojmë afër Evropës jemi”, tha mes tjerash Ahmeti.

Vetingu konsiderohet si një nga premtimet më të zëshme gjatë kohës së fundit nga BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button