Katica Janeva nesër do të kthehet në paraburgim

Ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva nesër do të kthehet në paraburgim, ka konfirmuar për “TV 24”, avokatja e saj, Irena Fërçkovska.

“Me shumë gjasë nesër, nuk e di në çfarë kohe do të lirohet nga spitali. Ashtu më njoftoi familja e saj. Tash është mirë, gjendja shëndetësore dukshëm i është përmirësuar”, tha Fërçkovska.

Kjo deklaratë vjen pasi që Janeva të enjten pati para-infarkt, dhe nga Burgu i Shuto Orizares u dërgua në Spitalin “Zhan Mitrev”.

Janeva është duke qëndruar në paraburgim, për shkak se në rastin “Reket” akuzohet se, ka marrë 50 mijë euro nga biznesmeni Orçe Kamçev për lëndën që udhëhiqej nga PSP-ja, “Perandoria”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button