VV-ja kërkoi të zbardhet rasti i helmimit të zyrtarëve të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas helmimit të disa zyrtarëve që bënin numërimin e votave të ardhura nga Serbia.

Kjo parti ka thënë se duhen hetuar shkaqet e helmimit, por edhe mënyra e ardhjes së këtyre pakove.

“Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë. Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata. Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar”, thuhet në reagimin e VV-së.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë me dije që në QKUK janë lajmëruar 9 paciente, me kruarje të duarve të intensitetit të lartë, me ndjenja frike, por se gjendja e tyre është stabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button