Sipas dietologëve, këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të lehtësoheni nga ankthi

Çdo ditë përllogaritet se ne marrim rreth 300 vendime që lidhen me ushqimin. Mund të zgjedhim ushqime që na ndihmojnë, por gabimisht dhe mund të hamë ushqime që na shtojnë inflamacionin apo na krijojnë shqetësime, njofton Class.

Një dietologe amerikane sugjeron disa ushqime që sipas saj lehtësojnë ankthin. Në librin e saj më të ri “Dieta anti-ankth”, ekspertja e dietologjisë amerikane, Ali Miller, thotë se mund të kurosh trurin me ushqim.

“Ushqimet që hamë ndikojnë pozitivisht ose negativisht në kiminë cerebrale. Mund të rregullojnë humorin, emocionet dhe sinjalet që i dërgohen trurit”, -thotë ajo.

Ndaj në periudha stresi kemi prirjen të hamë më shumë dhe ta teprojmë me të ëmblat që na ndihmojnë të çlirojmë dopaminën, e cila na qetëson. Për këtë, ankthi shihet shpesh si pengesë për të ulur peshën. Ndaj beteja fillon në llogoren e parë, që janë zorrët, të cilat duhen mbrojtur nga sheqeri i rafinuar, karbohidratet në masë të madhe, omega 6 me prejardhje nga përpunimi industrial i vajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button