Fustani i parë i Hailey-t ishte përrallor, por prisni të shihni 2 të tjerët (FOTO)

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (tanimë Bieber) u martuan më 30 shtator në një ceremoni madhështore, ku të pranishëm ishin të gjithë njerëzit e tyre të dashur. Paparacët nuk mundën të siguronin foto të qarta të nuses, duke qenë se dasma u zhvillua në kushte të rrepta sigurie, shto këtu edhe faktin që nusja hyri në kishë brenda një tende. Ishte vetë Hailey që një javë më vonë na zbuloi fustanin e nusërisë, shkruan Class.

Siç ju treguam në një artikull javën e kaluar, fustani ishte stil sirene me bisht super të gjatë, me mëngë dhe me shpatullat jashtë. Velloja ishte shumë e gjatë dhe në fund të saj shkruhej “Derisa vdekja të na ndajë”. Ky fustan ishte krijuar nga stilisti Virgil Abloh dhe kishte detaje perlash dhe dantelle.

Por, ashtu si çdo nuse, Hailey nuk mbajti vetëm një fustan. Gjatë festës ajo ndërroi edhe dy fustane të tjerë që duhet thënë se ishin po aq të bukur. Dy fustanet e tjerë të Hailey-t ishin më të thjeshtë se i pari dhe paksa të ngjashëm me njëri-tjetrin.

Njëri prej fustaneve ishte krijuar nga Ralph & Russo dhe ishte i bardhë, mëndafsh, i hapur në njërën këmbë dhe lidhej në qafë. Modelja e kishte veshur më një palë sandale me takë e me rripa të hollë.

Ndërsa fustani tjetër ishte nga Vera Wang dhe ishte më i thjeshtë se i dyti. Edhe ky ishte i gjatë deri në fund të këmbëve dhe ishte me rripa. Këtë fustan modelja e veshi me atlete dhe nuk mund të kishte bërë një zgjedhje më të mirë, pas asaj nate të lodhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button