Nuk e dinim, por në dasmën e Meghan dhe Harry-t jeta e Princeshës Charlotte u vendos në rrezik

E kush mund ta harrojë dasmën mbretërore të vitit të kaluar. Një dasmë që u ndoq nga miliona njerëz dhe një nuse që doli jashtë parashikimeve. Kjo ngjarje e rëndësishme e familjes mbretërore vazhdon të përflitet edhe sot. Por në këtë artikull nuk do të flasim as për madhështinë e dasmës e as për pamjen e nuses, por për diçka vërtet shqetësuese, njofton Revista Class.

Me sa duket, lulet që janë përdorur në buqetën e Meghan dhe ato që u përdorën për kurorat e shoqërueseve të vogla, mes tyre edhe Princeshës Charlotte, paskan qenë të rrezikshme. Buqeta dhe kurora u bënë nga floristja Philippa Craddock, e cila ka përdorur zambakët e luginave që janë të rrezikshëm, sidomos për fëmijët. Bonnie L. Grant, një agronom i çertifikuar shkruajti në Gardeningknowhow.com:

“Pak lule pranvere janë aq të bukura dhe me aromë aq të mirë sa zambakët e luginave. Kjo lule e ka prejardhjen nga Euroazia, por është përhapur shumë edhe në Amerikën e Veriut dhe në zona të tjera. Sidoqoftë, pas pamjes dhe aromës së saj të mrekullueshme fshihet diçka shumë e rrezikshme. Kjo lule është helmuese dhe është e pasigurt kur ndodhet pranë fëmijëve dhe kafshëve. Nëse gëlltitet nga dikush ajo mund të shkaktojë edhe vdekjen”, -është shprehur agronomi.

Duke qenë se shoqërueset e Meghan-it ishin shumë të vogla, kurorat me këtë lule në kokat e tyre ishin një vendim shumë i rrezikshëm, pasi fare mirë fëmijët mund të kishin gëlltitur pak nga lulja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button