fbpx

Prokuroria e hapi procedurën parahetimore për “Reket 2”

Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë parahetimore për rastin “Reket 2”, njofton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që Vera Ivanova paditi drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. 

Vera Ivanova ka qenë ish pronare e firmës “Diamed”, ndërkaq Donçevin dhe Filipçen e akuzon se kanë pamundësuar shitjen e “Diamedit” për firmën suedeze “Diaverum”, për çfarë kanë shkaktuar dëm ndaj biznesmenes dhe shtetit.

Donçev tashmë ka deklaruar se “Diaverumi” ka qenë i paralajmëruar disa herë nga Fondi për dyshime për keqpërdorim me “Diamedin”. Për këtë nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë paralajmëruar se, në rast se Prokuroria vepron në mënyrë jotransparente, do të publikojnë dokumente në publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button