Ndaj “bombës” së “El Çekës” reagoi Shekerinska

Ndaj “bombës” së publikuar nga “El Çeka”, në të cilën dëgjohej zëri i ministres aktuale të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, kjo e fundit e ka verifikuar autenticitetin e saj dhe ka shtuar se, e njëjta dëshmon se, sa dallim ka mes “ne dhe atyre”, duke aluduar në partinë tash në opozitë, kurse në vitin 2013 në pushtet, VMRO-DPMNE-ja, transmeton Portalb.mk.

“Edhe vetë kanë treguar se sa nuk jemi të njëjtë. “Bomba”, vetëm e ka verifikuar se sa i madh është dallimi mesh ne dhe atyre: Ata kërcënohen, ne kërkojmë që të votohet në mënyrë të përpiktë; ata vjedhin, ne kërkojmë që të mos vidhen fitoret. Të njihet fitorja me nder dhe në mënyrë të përpiktë”, tha Shekerinska.

Ky reagim i Shekerinskës vjen pasi që në “bombën” që u publikua nga “El Çeka”, dëgjohet të flasin ministrja aktuale e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ish zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi.

“Bomba” është incizuar në vitin 2013-të, në periudhën e zgjedhjeve lokale. Në të, zëri femëror dëgjohet të kërkojë nga bashkëbiseduesi, anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Subhi Jakupi siç thuhet, “që në mënyrë përpiktë të të votojë në raport të fitores zgjedhore të opozitës në Qendër dhe Kumanovë, që procesi zgjedhor të mos marrë karton të kuq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button