U publikua incizim i ri i “El Çekës”, bisedë mes Shekerinskës dhe Besimit për votimin e KSHZ-së për zgjedhje lokale (VIDEO)

Mediet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se është publikuar material përgjues  – “bombë” e re nga “El Çeka”, njofton Portalb.mk.

Në “bombë” dëgjohet të flasin ministrja aktuale e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ish zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi.

“Bomba” është incizuar në vitin 2013-të, në periudhën e zgjedhjeve lokale. Në të, zëri femëror dëgjohet të kërkojë nga bashkëbiseduesi, anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Subhi Jakupi siç thuhet, “që në mënyrë përpiktë të të votojë në raport të fitores zgjedhore të opozitës në Qendër dhe Kumanovë, që procesi zgjedhor të mos marrë karton të kuq”.

Ajo thotë se është vendimtar zëri i Jakupit, dhe nëse ka rivotim gjikund ku në rrethin e parë fiton opozita, ajo do ta rrezikojë raportin e Maqedonisë dhe do të sjellë krizë politike të re, për shkak të siç thotë ajo, çështje kohe do të jetë se kur do ta lëshojnë Kuvendin.

Në atë periudhë sërish pati rivotim në Qendër dhe në rrethin e dytë fitoi Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button