Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 femra

Dy femra kanë humbur jetën nga helmimi në Mammurras, ndërkohë që një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin numër 1 Tiranë. 

Viktimat janë Prena Gega 45-vjece dhe Drenusha Prendi 40-vjece, ndërkohë që mësohet se në gjendje të rëndë ndodhet nusja e djalit të Prana Gegës. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se 2 femrat janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë ditës së djeshme në një dasëm. Sipas dëshmitarëve femrat 2 orë pasi kishte nisur ceremonia në një lokal në Bushnnesh janë ndjerë keq, por kanë menduar se është dicka kalimtare. Me kalimin e orës, gjendja e tyre është përkeqësuar. 

Femrat janë dërguar menjëherë në spital, ku, por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërkohë që nusja e re ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë. 

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që do jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do mund të japë më tepër detaje mbi shkaqet e vdekjes së dy femrave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button