Haziri: Vetëvendosje e ka shumë gabim nëse në koalicion hyn për ta “blu” LDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, njëherë kryetar i Gjilanit, ka thënë se asnjë subjekt politik, individë të caktuar brenda tyre, nuk mund të shkatërrojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, fillimisht ka përmendur PDK-në, për të cilën ka thënë se kanë tentuar ta destabilizojnë LDK-në, por që nuk ia ka dalë.

“PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, ani pse këtë e ka pas qëllim kryesor”, thotë Haziri, transmeton Koha.mk.

Ai shkon me tutje. Derisa tani veçse, kanë filluar takimet për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, kreu i Gjilanit ka thënë se as këta të fundit, nëse mendojnë të “bluajë”, LDK-në, e kanë shumë gabim.

“Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit”, thotë ai.

Haziri ka theksuar se, ‘Kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet me pasë vend në asnjë mënyrë’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button