Pajaziti: Në mënyrë ironike përcjellim mesazhin e dështimeve të BDI-së

Anëtari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Semir Pajaziti mbajti pres konferencë ku tha se “edhe pse me mijëra herë funksionarët e BDI-së e kanë premtuar ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të autostradës Shkup-Bllacë, sot e kësaj dite një gjë e tillë nuk është realizuar. Funksionarët e lartë të BDI-së e kanë vizituar shpesh herë këtë vend, duke na gënjyer, se kjo rrugë shumë shpejt do të jetë funksionale dhe do t’a lidhë R. e Maqedonisë së Veriut dhe R. e Kosovës. Premtimet boshe të tyre, tanimë janë duke marrë fund, sepse edhe gënjeshtrat e shpeshta të tyre janë harxhuar”.

Pajaziti tha se anëtarët e forumit rinor të Lëvizjes Besa janë mbledhur sot këtu që në mënyrë ironike të përcjellim mesazhin e dështimeve të funksionarëve të BDI-së.

“Ne jemi këtu që në mënyrë ironike të përcjellim mesazhin e dështimeve të funksionarëve të BDI-së, duke e prerë shiritin e dështimeve të tyre dhe simbolikisht ta bëjmë hapjen e kësaj rruge e cila ende nuk ka filluar të ndërtohet, me qëllim që t’ju mundësojmë qytetarëve lëvizje të lirë në mes dy shteteve! Duke e ditur se për prerjen e shiritit konkurrenca është e madhe, i ftoj në mënyrë paqësore t’a presin shiritin e kuq dhe ta zgjidhin këtë problem shumë vjeçar.  Përndryshe BDI njihet edhe si “subjekt i shiritit të kuq”, sepse janë prerë shumë shirita për projekte, por fatkeqësisht të papërfunduar. Forumi Rinor i Lëvizjes BESA do ti ndjek hap pas hapi të gjitha dështimet BDI-së dhe njëkohësisht do të jetë zë i fuqishëm i manipulimeve të BDI-së dhe të qeverisë, e cila  për çdo ditë po e humb besimin tek qytetarët për shkak të mos realizimit të premtimeve elektorale”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button