Bullgaria “në mënyrë ballkanike” nxori karton të kuq për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Shtatë ditët e kaluara, nga pikëpamja e politikës së jashtme, ishin ndër shtatë ditët “më të nxehta” që i ka pasur Maqedonia nga shpallja e pavarësisë e deri tani. Në pritje të asaj që BE-ja do të vendos javën e ardhshme lidhur me dhënien e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në familjen evropiane, në fqinjësinë e Ballkanit kaloi  një tornado e vërtetë edhe atë vetëm një javë para se Këshilli i Evropës të miratojë vendim përfundimtar nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fitojnë datë për fillim të negociatave, shkruan Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

Krahas dy skeptikëve, moti të deklaruar, për eurointegrimet, Holanda dhe Franca, para shpresës së Maqedonisë u ngrit Bullgaria, ndërsa dhëmbë po tregon edhe Greqia. Derisa Holanda, e cila tradicionalisht është një nga anëtaret më konservative të BE-së në aspekt të zgjerimit ajo ka befasuar, dhe të martën në mbrëmje parlamenti i saj  e  ka përkrahur fillimin e e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, por me ton shumë kritik është pozicionuar ndaj Shqipërisë.

Franca, në anën tjetër, duket sikur mbetet në pozicionin rigid për mospranim të zgjerimit, që në formë të tërthortë e paralajmëroi edhe ambasadori i saj në vendin tonë, Kristijan Timonie në intervistë për Portalb.mk, përkatësisht që vendi nuk ka plotësuar shumë kushte. Gjithsesi, për të parë nëse Franca do të ndryshojë qëndrim ose jo, do të presim deri më datën 17 të këtij muaji kur do të prononcohet presidenti Emanuel Makron, për të cilin thuhet që vendimin do ta sjell në momentin e fundit.

Edhe pse larg nga ajo për të krijuar ndonjë pasiguri të tillë, Bullgaria nga dita e hënë ka dhënë mbështetje deklarative, por me kushte shumë të papranueshme të cilat e kanë tronditur jo vetëm opinionin e Maqedonisë, por edhe pjesë të intelektualëve bullgar.

Së pari, qeveria bullgare ka miratuar pothuaj njëzetë pika në fillim të javës me pozicione maksimaliste, që Maqedonia e Veriut të heq dorë nga përmendja e pakicës maqedonase që jeton në Bullgari, mënjanim të nocionit “okupator bullgar fashist” nga tekstet në librat mësimor dhe shkrimet e përmendoreve dhe pllakave përkujtimore si dhe një sërë tjerash, të cilat janë në vijë të origjinës absolute bullgare të popullatës sllovene në Maqedoni.

Menjëherë pastaj retorikën antievropiane e përforcoi parlamenti bullgar të mërkurën me deklaratën për mbështetje të dhënies së datës për fillim të negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë, por duke i përsëritur kushtet ultra-nacionaliste. Lista e kushteve të pakontestueshme për Maqedoninë gjatë hapjes së secilit kapitull u përputh në mënyrë identike me ultimatumin e qeverisë bullgare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button